Kaq shumë qenka dobësuar Fatmir Spahiu – Bufi

Fatmir Spahiu, i njohur për publikun si Bufi, prej pak vitesh ka ndërmarrë një rrugëtim të rëndësishëm për shëndetin e tij.

Ai ka kryer ndërhyrjen për ngushtimin e lukthit, çka ka ndikuar dukshëm në rënien e tij në peshë, shkruan “Kosovarja”.

Gjatë kësaj periudhe, aktori ka punuar vazhdimisht për të hequr kilogramët e tepërt.

Ndryshimi fizik është i dukshëm dhe ai shfaqet dukshëm më në formë krahasuar me vitet e mëparshme.

Përveç ndërhyrjes kirurgjikale, ai ka vazhduar ta kombinojë dietën me ushtrime fizike, duke krijuar një regjim të rregullt që po i jep rezultatet e dëshiruara.