”Kaq për empatinë e tij!” Kurti kritikohet për shpërfilljen e dhembjes pas ngjarjes tragjike në Jabllanicë

Ngjarja tragjike që ndodhi pasditen e së shtunës në Jabllanicë të Gjakovës ku tre fëmijë mbetën të vdekur, kryeministrit Albin Kurti ia shpërfaqi pandjeshmërinë e tij.

Kjo pasi ai, mbrëmjen e së dielës organizoi festë në një klub të Prishtinës, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me këtë, ka reaguar gazetari Berat Buzhala. Ai shprehet se pavarësisht rastit të rëndë, Kurti vendosi që të shkojë në një diskotekë, duke shpalosur vetën para qytetarëve të Kosovës.

”Kesh sot në tubimin e LDK-së në Obiliq, i kishin ndalë muzikat që i lëshojnë nëpër tubime të tilla. E pash që edhe AAK ka vepru ngjashëm. Kjo në shenjë respekti për tre të rinjë që vdiqën në një fshat të Gjakovës”.

”Ky që po i thotë vetes Baba i Kosovës, pra edhe i atyne tre fëmijve të vdekur, sonte paska vendosë me do fëmijë tjerë me ia mësy diskotekës Gate. Kaq sa i përket empatisë, dhembshurisë dhe solidaritetit të tij me ata që vuajnë. Mandej folke për sëmundjen e kancerit të Mimoza Kusarit. Oooo veç për noj votë ma tepër, e do duartrokitje, se me i ra kishi copa copa ky nuk e kthen kokën.  Marre për besë”, ka shkruar Buzhala në llogarinë e tij në Facebook.

Reagime pati edhe për një deklaratë tjetër të shefit të qeverisë.

”Veç kush s’i do fëmijët e vet, s’e voton Vetëvendosjen”, pati deklaruar Kurti gjatë tubimit në Lipjan.

Gazetari Adriatik Kelmendi, me ironi u shpreh se me këtë deklaratë, i dërgoi mesazh të koduar gruas së tij, e cila nuk voton fare në Kosovë.

”Albini, ky dashnor i çmËndur, i dërgon porosi të koduar bashkëshortes Rita, e cila nuk voton fare në Kosovë: Kush nuk më voton mua nuk e do familjen e vet”, shkroi Kelmendi.

Nga ana tjetër, moderatori Besim Dina ka imituar në mënyrë interesante kryeministrin Kurti, lidhur me deklaratën e tij, ”Po më thërrisni ‘Albin baba’ sepse doni të mi jepni fëmijët me ua rrit unë”.

Gjatë emisionit të tij, Dina kërkon qumësht nga ‘gjiri’ i Kurtit, duke u shprehur se ai është ‘djali’ i tij, transmeton Klankosova.tv.

”Shko mushma te Albini se ish llahusë, thuj qitma direkt, se në gji më ka Albini. Po 53 vjeç hala më ka në gji. Llahusë është, veç i afrohesh ai e din vet. A tha jam baba i krejtve? Sa banorë i ka Albini? 1 milion e 500 mijë a? Edhe qet muhalif e niva”, shprehet Dina.