Askush nuk e kishte menduar që Liverpool do të ishte kaq dobët këtë sezon, pas asaj merkatoje të çmendur, ku shpenzoi më shumë se 500 milionë euro. Kampioni në fuqi i Premier League ka pësuar 8 humbje në 11 ndeshjet e fundit, duke treguar që është në krizë të plotë.
Në një situatë të tillë, faji kryesor ose më saktë përgjegjësia më e madhe bie mbi Arne Slot. Posti i trajnerit holandez është lëkundur shumë sidomos pas humbjes së djeshme 0-3 ndaj Nottingham Forest.
Megjithatë, Liverpool nuk po mendon shkarkimin e Arne Slot, të paktën tani për tani, sipas asaj që zbulon Fabrizio Romano, në kanalin e tij në Youtube.
“Nuk kam asnjë lloj informacioni që drejtuesit e Liverpool po mendojnë shkarkimin e Arne Slot. Ata nuk kanë biseduar me asnjë tjetër tjetër. Sigurisht që drejtuesit presin shumë më tepër nga Slot, por për momentin nuk po mendohet shkarkimi i tij”, tregon Romano.
The post Kaq ishte? Liverpool do të shkarkojë Arne Slot? Romano zbulon situatën te klubi i kuq appeared first on Telesport.











