Georgina Rodríguez festoi ditëlindjen e 32-të më 27 janar, e rrethuar nga familja e saj dhe shumë dhurata. Siç tregoi vetë në ‘Instagram Stories’, ishte ditë e mbushur me buqeta lulesh, dhurata luksoze dhe mesazhe nga fëmijët e saj, që i shkruan urime të ëmbla.
Cristiano Jr., Eva, Mateo, Alana Martina dhe Bella nuk ishin të vetmit që e uruan. Cristiano Ronaldo publikoi një urim publik në Instagram, me një foto të çiftit dhe mesazhin romantik: “Gëzuar ditëlindjen gruas së jetës sime!” Ky mesazh mori mbi 8 milionë pëlqime në më pak 24 orë.
Një nga dhuratat më të spikatura ishte ora e bukur “Rolex” që Georgina mori për ditëlindje, një luks prej 53.050 eurosh. Ora i përket koleksionit legjendar “Datejust 31”, model Oyster 31 mm në ar të verdhë 18 karatësh, me diamante. Përveç elegancës, ka sistemin ‘Twinlock’ për rezistencë më të madhe ndaj ujit dhe rrip ‘President’, duke e bërë një copë bizhuterie të sofistikuar e të veçantë.

The post Kapriçio e Georginës për ditëlindje (50.000 euro) dhe mesazhi romantik i CR7 appeared first on Telesport.










