AAK e NISMA që nga fillimi i këtij mandati e kanë shfrytëzuar maksimalisht të qenit në pushtet duke punësuar familjarë dhe bashkëpartiakë nëpër ndërmarrje publike e nëpër ministri.
Donika Kadaj-Bujupi, që u kthye në AAK pasi e braktisi Vetëvendosjen, ka punësuar familjarë në Telekom.
Nga 1 gushti i 2018-s, Naser Bujupi, bashkëshorti i saj, u punësua agjent i shitjes në Telekom.
Ajo ka thënë se bashkëshorti i saj është jurist dhe për 20 vjet ka qenë i papunë.
Sipas një raporti zyrtar të Telekomit, 234 persona janë punësuar në periudhën shkurt 2018-2019.
Në përgjithësi, Telekomi ka 2 mijë e 540 punëtorë, për dallim prej 2 mijë e 295 sa kishte në vitin 2016.
Në një raport të përgatitur nga KTV-ja bëhet e ditur se edhe shumë familjarë e anëtarë të AAK-së e të Nismës janë punësur poashtu në këtë ndërmarrje. Në mesin e tyre, bën të ditur KTV-ja, gjendet edhe djali i deputetit të AAK-së, Muharrem Nitaj./Fokusi.info/