Antidroga e Policisë së Kosovës sot ka zbarkuar në Çagllavicë pasi në shënjestër kishte Agim Rexhepin, 43-vjeçar për përfshirje në shitblerje dhe shpërndarje të substancave narkotike.
Klankosova.tv mëson ekskluzivisht se bastisja nuk ka përfunduar ende dhe është duke vazhduar në Vranjevc, tash në shtëpinë e të dyshuarit të lartpërmendur.
Sipas informacioneve të para, është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e drogës prej 10 kg gjatë këtij operacioni.
Vërejtje:
Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.