Virgil van Dijk ka bërë thirrje për perspektivë përballë kritikave ndaj Arne Slot dhe lojtarëve të Liverpool-it, këtë sezon, duke vënë në pikëpyetje vlefshmërinë e mosrespektit të jashtëm dhe ndikimin gjithnjë e më të madh të rrjeteve sociale mbi futbollistët modernë. Van Dijk mbrojti Slot me pasion, ndërsa trajneri ka qenë objekt i frustrimeve të tifozëve për deklaratat e tij provokuese.
“Kush tregon ndaj atij mosrespekt? Kjo është pyetja, – tha Van Dijk. – A është mungesa e respektit nga njerëz që nuk duhet t’i vlerësojmë e marrim seriozisht? Po ashtu mund të mendoj për lojtarët që i trajtojnë me mosrespekt. Nga kush mungon respekti ndaj lojtarëve? A është dikush që duhet ta vlerësosh, apo thjesht mund ta lësh pas dhe të përqendrohesh në detyrën për të qenë i suksesshëm si lojtar i Liverpool?
Është sikur ne lojtarët, gjithashtu, nëse nuk performojmë mirë, marrim kritika. Kjo është pjesë e lojës, ne duhet të performojmë mirë. Nuk mund të performosh në mënyrë të qëndrueshme vazhdimisht, sidomos teksa luajmë çdo tri apo katër ditë. Megjithatë, por po flasim për këtë rregullisht”.
Van Dijk shtoi: “Nëse lexon gjithë këto gjëra, një javë je hero, javën tjetër je dështak. Çdo epokë ka sfidat e veta, kjo pjesë jashtë fushës do të jetë një sfidë e madhe për gjeneratën e ardhshme. Madje, tashmë është sfidë edhe për këtë gjeneratë”.
The post Kapiteni mbron Arne Slot nga kritikat e tifozëve: Një javë je hero, javën tjetër dështak… appeared first on Telesport.










