Kapiteni Florim Klaiqi është emëruar Komandant i Njësisë Rajonale të Trafikut në Regjionin e Gjilanit.
Lajmin për avancimin e tij e ka mësuar Gazeta Online Reporteri.net, ndërsa pritet që Klaiqi të marrë detyrën e re gjatë ditëve në vijim.
Para këtij emërimi, ai ka shërbyer me sukses si Komandant i Stacionit Policor në Kamenicë, ku është vlerësuar për punën dhe angazhimin profesional.
Kapiteni Klaiqi është gjithashtu i diplomuar si inxhinier në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” , duke sjellë një përvojë të gjerë dhe multidisiplinare në rolin e ri brenda Policisë së Kosovës.
Ai ka qenë komandant i Stacionit Policor në Kamenicë nga viti 2019.