Kapi prej fyti dhe pështyu kundërshtarët, Luis Suarez rrezikon pezullim të gjatë (video)

Luis Suarez, sulmuesi i Inter Miami, mund të përballet me një pezullim të gjatë pas veprimeve të tij, pas humbjes 3-0 ndaj Seattle Sounders në finalen e “Leagues Cup”. Golat për Sounders i shënuan Osaze De Rosario, Alex Roldan dhe Paul Rothrock.

Megjithë fitoren brilante të Seattle, vëmendja pas ndeshjes u fokusua te sjellja e pahijshme e Suarez. Ish-sulmuesi i Barcelonës u përfshi në përplasje të vogla gjatë ndeshjes, ndërsa pas fundit të saj gjithçka u thellua kur tentoi të kacafytej me mesfushorin 20-vjeçar Obed Vargas, duke e kapur për qafe, para se të ndërhynin lojtarë të tjerë.

Luis Suarez u filmua teksa fyeu drejtorin e sigurisë së klubit vendës, Gene Ramirez, madje pamjet sugjerojnë se ai edhe e pështyu. Ky incident vjen pas një ndeshjeje të tensionuar dhe vetëm sa shton listën e gjatë të polemikave që e shoqërojnë karrierën e sulmuesit uruguajan, ku spikasin kafshimet ndaj Otman Bakkal, Branislav Ivanovic dhe Giorgio Chiellini.

 

The post Kapi prej fyti dhe pështyu kundërshtarët, Luis Suarez rrezikon pezullim të gjatë (video) appeared first on Telesport.