Kapet vozitësi i cili goditi këmbësorin dhe iku nga vendi i ngjarjes

Arrestohet nga policia drejtuesi i automjetit qe perplasi per vdekje nje kalimtar ne Elbasan dhe me pas u larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Elbasanit ben me dije se ka vene ne pranga shtetasin G.S., 30 vjeç, banues në Elbasan.

“Në Bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar për vdekje shtetasin A.B., 42 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”- thote policia.

NJOFTIMI

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

G.S., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi në Bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar për vdekje shtetasin A.B., 42 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkelje e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe ” Largimi nga vendi i aksidentit”.