Oficerët doganor në Prizren, gjatë kontrollimit të një maune kanë zbuluar sasi të konsiderueshme të medikameteve të mbështjella me mbulesa për tavolina dhe perde .
Gjatë kontrolleve tek mallrat në import kjo dërgesë është selektuar për kontroll të hollësishëm, ku gjatë kontrollimin të maunës e deklaruar si përmbajtje tekstili janë hasur sasi të konsiderueshme e medikamenteve të cilat përveç që ishin në tentim për kontrabandë nuk plotësoni as kushte higjienike dhe temperaturat për transport, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.
Sasia e medikamenteve ishte rreth 700 paketime me vlerë afër 15.000 mije euro. Me këtë rast për shkak se importuesi ka bërë shkelje të dispozitave të KDAK-së, neni 276 pika A, ndaj të njëjtit është inicuar proces për kundërvajtje si dhe rasti vazhdon për hetime të mëtejme.
https://www.facebook.com/307980995900665/videos/270295187215682/?t=4