Të premten, Zyra e Prokurorisë Korporative të specializuar për krime të trafikut të paligjshëm të drogës në Callao, Peru, arriti të sigurojë 18 muaj paraburgim për disa persona të dyshuar si pjesëtarë të një grupi kriminal që grumbullonte kokainë me synim eksportimin e saj drejt Evropës.
Sipas njoftimit të portalit shtetëror peruan, “Gob.pe”, ky grup dyshohet se udhëhiqej nga shtetasi shqiptar, Maglent Dybeli, i cili thuhet se financoi aktivitetet dhe përdorte identitet të rremë si italian.
Të dyshuarit tjerë, Romulo Mengoni dhe Juan Vasquez u arrestuan në një ndërtesë në Callao, ku policia gjeti 98 pako me hidroklorur kokaine.
Shirley Ibanez dhe Efraen Mendoza u kapën në një tjetër ndërtesë, të përfshirë në transferimin e substancave të paligjshme. Mendoza kishte qëndruar tre muaj në Kolumbi për të koordinuar eksportin e drogës.
“Gjatë kësaj ndërhyrjeje u identifikua se Maglent Dybeli do të kishte qenë financuesi i bandës dhe se ai përdorte një emër të rremë me kombësi italiane. Zyra e Prokurorit Publik vazhdon të hetojë përfshirjen e shtetasve të tjerë të huaj dhe peruanë në këtë rast”, thuhet në raport.
Zëvendësprokurori provincial Pako Grajeda, përveç kësaj, arriti të provojë me elementë të bazuar dhe seriozë të dënimit lidhjen midis të akuzuarve dhe veprave penale, kështu që vendosja e masës për ta u arrit ndërsa hetimet vazhdojnë.










