Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, i cili po kërkohej me urdhër gjykate për dënimin me pesë vjet burgim.
“Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Realizimi i Urdhëresave të Gjykatës” njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës kanë realizuar me sukses një urdhëresë aktive të gjykatës”, thuhej në njoftimin e Policisë.
“Sot me datë 19.02.2026, është arrestuar personi L.M., (2004), në bazë të urdhëresës së Gjykatës, i dënuar me 5 (pesë) vite burgim për veprën penale “Dhunimi””, thuhej më tej.
Pas arrestimit, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.










