Kapet 25-vjeçari në Prishtinë, dyshohet për tri raste të vjedhjeve

Policia në Prishtinë, pas një pune hetimore dhe operacionale, ka arritur ta arrestojë një të dyshuar për së paku tri raste të vjedhjes.

Sipas Policisë, si rezultat i veprimeve të ndërmarra, është arrestuar i dyshuari me inicialet D.G., mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas arrestimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.