Kaosi në Inter-Juve, zbulohet mesazhi i ri mes Lautaros dhe Kalulu. Fjalët e sulmuesit ndezin debatet

Rasti “Kalulu-Bastoni” mbetet ende në qendër të vëmendjes, duke e zbehur rezultatin e ndeshjes Inter-Juve. Kaosi i shkaktuar nga dy kartonët e verdhë të mbrojtësit bardhezi dominoi skenën, “Dazn BordoCam” ka kapur një moment që do të diskutohet më tej.

Në mes të tensionit, kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, iu afrua Kalulu për ta qetësuar situatën. Fjalët e tij, të kapura nga kamerat, tregojnë shumë mbi atmosferën në fushë: “Nuk është i verdhë, por tashmë e ka akorduar”.

Një përpjekje për të ulur tensionin dhe rikthyer qetësinë, duke njohur nënkuptimisht diskutueshmërinë e vendimit të arbitrit. Sidoqoftë dëmi ishte bërë, Kalulu shkoi në dhomat e zhveshjes, Juventusi mbeti me 10 lojtarë dhe ky “Derby d’Italia” u shoqërua me polemika të pafund.

The post Kaosi në Inter-Juve, zbulohet mesazhi i ri mes Lautaros dhe Kalulu. Fjalët e sulmuesit ndezin debatet appeared first on Telesport.