Kaos në klubin italian… Burri shkarkon gruan presidente, përplasje totale dhe gjyqi në horizont

Te Prato po ndodh një tërmet i vërtetë në klub, që shtrihet përtej futbollit, madje shkon në plan familjar dhe gjyqësor. Pronari i klubit, Antonio Politano, vendosi të shkarkojë gruan e tij, Asmaa Gacem, deri tani presidente e klubit toskan në Serie D. Vendimi ndezi menjëherë polemika, duke kthyer ndryshimin drejtues në një çështje personale dhe ligjore.

Gacem nuk e pranoi masën dhe reagoi ashpër, duke paralajmëruar veprime ligjore. “Shihemi në gjyq”, – tha ajo, duke kontestuar ligjshmërinë e largimit pa një shkak të drejtë nga presidenca dhe hedhur poshtë çdo motivim sportiv apo menaxherial.

Nga ana e saj, drejtimi i ri i klubit mohon akuzat, duke argumentuar se ndryshimi u bë për shkak të menaxhimit dhe nevojës për të korrigjuar gabimet. Politano mbrojti veprimin e tij, duke akuzuar Gacem se vuri në diskutim reputacionin e grupit industrial që zotëron klubin.

Tani rezulton një përplasje totale që e shndërron çështjen e klubit në konflikt personal dhe ligjor mes dy bashkëshortëve, me gjyqin që pritet të bëhet terreni i ardhshëm i përballjes.

 

 

The post Kaos në klubin italian… Burri shkarkon gruan presidente, përplasje totale dhe gjyqi në horizont appeared first on Telesport.