Në Bruksel sot ka ndodhur një përplasje mes fermerëve nga Evropa dhe policisë belge.
Kjo ka ndodh shkaku i demonstratave të fermerëve kundër marrëveshjes së diskutueshme tregtare midis Bashkimit Evropian dhe Mercosurit, i cili përfshin vendet e Amerikës së Jugut.
Fermerët në mbarë Evropën po protestojnë kundër kësaj marrëveshjeje, duke u frikësuar se hyrja e produkteve bujqësore nga vendet e Amerikës së Jugut do të çojë në rënie të kërkesës për produktet e tyre.
– YouTube www.youtube.com
Protestat në Bruksel kanë nisur që mbrëmë, kur fermerët bllokuan rrugët, ndërsa sot ka ardhur deri te përplasjet e drejtpërdrejta me policinë.
Policia është përgjigjur me topa uji të fuqishëm të drejtuar ndaj protestuesve që ndodheshin afër.
Fermerë nga e gjithë Evropa thonë se sektori bujqësor prej vitesh është në krizë dhe akuzojnë BE-në se po dëmton standardin e tyre të jetesës përmes marrëveshjeve tregtare si Mercosuri dhe përmes shkurtimeve të mundshme të buxhetit të Politikës së Përbashkët Bujqësore.
Demonstrata synon të ushtrojë presion shtesë mbi liderët e BE-së, ndërsa ata shqyrtojnë prioritetet buxhetore dhe marrëveshjet tregtare, për të cilat fermerët druhen se do të rrisin konkurrencën dhe do të ulin çmimet.













