Në një mbrëmje që pritej të ishte festë futbolli, gjithçka u kthye në kaos dhe zhgënjim. Ndeshja mes ekipit të Enzo Maresca dhe Benfica u ndërpre për më shumë se dy orë, duke prishur ritmin dhe emocionet e një sfide që kishte marrë “zjarr”.
Trajneri italian, i zhgënjyer dhe i revoltuar, nuk i fshehu ndjenjat e tij në përfundim të ndeshjes. Fjalët e tij ishin një thirrje e qartë për reflektim mbi atë që ndodhi dhe mbi atë çfarë përfaqëson në të vërtetë futbolli:
“Është një shaka, kjo nuk është e mundur fare. Të pezullosh një ndeshje për 2 orë…, ky nuk është më futboll. Kjo nuk është e pranueshme për lojën tonë. E kuptoj ndërprerjen për arsye sigurie, por ndoshta nuk është vendi i duhur për të zhvilluar një ndeshje futbolli të tillë. Djema, ky nuk është futboll, ta ndalosh një ndeshje për dy orë.
Ne kishim njerëz që qeshnin, hanin, ishin në telefonat e tyre. Nuk është më e njëjta ndeshje futbolli pas dy orësh. Nuk është normale që pas 85 minutash të mos pësosh asnjë rast dhe kur kthehesh në fushë të pësosh raste. Është diçka krejtësisht jashtë normales”.
The post Kaos dhe pezullim i ndeshjes për 2 orë, Maresca: E papranueshme, ky nuk është më futboll appeared first on Telesport.