Kanosi zyrtarin policor, arrestohet një person në Vushtrri

Të premten në Vushtrri është arrestuar një person pasi i njëjti kishte kanosur një zyrtar policor, derisa kishte qenë në detyrë.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, rasti kishte ndodhur në sheshin “Hasan Prishtina”.

Derisa, dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte kanosur zyrtarin policor, derisa ka qenë në kryerje të detyrës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.