Kanosi policët, arrestohet i dyshuari në Deçan

Një person është arrestuar në Deçan pasi ka refuzuar identifikimin dhe gjatë arrestimit ka kanosur policët.

“KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Fsh. Carrabreg i Epërm, Deçan 29.03.2025- 17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte refuzuar identifikimin dhe i njëjti gjatë arrestimit ka kanosur zyrtaret policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”