Kane zbulon sekretin: E pata studiuar Livakoviç, isha 80% i sigurt se nuk i kishte këmbët mbi vijë

Harry Kane zbuloi se e kishte studiuar me kujdes portierin kroat Livakoviç para penalltisë që u përsërit në ndeshjen mes Anglisë dhe Kroacisë. “Duke analizuar pamjet filmike, vura re se ai ka prirjen të lëvizë para kohe. E dija që, nëse e ngadalësoja vrapimin, kishte mundësi të largohej nga vija e portës. Isha 80% i sigurt se kishte dalë nga vija, jo 100%. Kur penalltia u përsërit, ndryshova pak teknikën. Pikërisht për këtë i studioj kundërshtarët dhe në fund funksionoi në favorin tim”, – deklaroi sulmuesi anglez.

Harry Kane given rare reprieve to retake penalty for England goal against Croatia | Stuff

Në momentin e goditjes, Livakoviç dukej se nuk kishte asnjërën këmbë mbi vijën e portës, edhe pse nuk kishte siguri absolute. Ndërkohë, Josko Gvardiol hyri para kohe në zonë dhe largoi topin pas pritjes së portierit ndaj goditjes së dytë të Madueke, çka ishte një tjetër arsye për përsëritjen e penalltisë.

Kane scores for England at second attempt from penalty - KOHA.net

“Prej disa vitesh i studioj kundërshtarët. Në goditjen e dytë ka më shumë presion dhe ndoshta edhe lojë psikologjike, por unë i besoj gjithmonë procesit, mentalitetit dhe vetes. Është bukur kur gjithçka funksionon”, – përfundoi Kane, autor i golit që i dha Anglisë avantazhin e përkohshëm 1-0.

 

The post Kane zbulon sekretin: E pata studiuar Livakoviç, isha 80% i sigurt se nuk i kishte këmbët mbi vijë appeared first on Telesport.