Kane si uragan, 17 gola në 9 ndeshje. Bomberi anglez, i pandalshëm pasi fitoi titullin e tij të parë

Bayern Munich po fluturon, meritë të madhe ka sidomos simboli i tij, Harry Kane. Sulmuesi anglez e ka nisur sezonin në mënyrë të frikshme, duke shënuar 10 gola në 5 javët e para të Bundesligës. Askush tjetër në historinë e kampionatit gjerman nuk e kishte arritur më pare këtë gjë.

Kapiteni i Anglisë vazhdon të thyejë rekorde. Dy herë golashënuesi më i mirë në dy sezonet e tij të para në Gjermani (36 gola në 2023/24 dhe 26 gola në 2024/25), tashmë ka arritur kuotën e 100 golave në 104 ndeshje zyrtare me bavarezët, më shpejt madje se Cristiano Ronaldo te Real Madridi dhe Haaland te Manchester City.

Në Champions League, kundër Pafos, anglezi shënoi dopietë në fitoren 5-1, duke treguar edhe një herë ndikimin e tij në Europë. Statistikat e këtij sezoni flasin vetë: 17 gola në 9 ndeshje. Pas trofeut të parë të karrierës së tij, sezonin e kaluar, ish-sulmuesi i Tottenham ka vetëm një objektiv: ta çojë Bayernin drejt triumfit të madh në Champions. Me këto shifra, bavarezët kanë në dorë një “armë vdekjeprurëse”.

The post Kane si uragan, 17 gola në 9 ndeshje. Bomberi anglez, i pandalshëm pasi fitoi titullin e tij të parë appeared first on Telesport.