Harry Kane vazhdon të shkruajë histori me Anglinë. Sulmuesi 32-vjeçar i Bayern Munich arriti një tjetër sukses në fitoren 5-0 ndaj Serbisë, në kualifikueset për Botërorin 2026, duke kaluar Bobby Moore dhe bërë lojtari i pestë me më shumë ndeshje për “Tre Luanët” (109). Ai shënoi gjithashtu golin e tij të 74-t me kombëtaren.
Pas ndeshjes, Kane u përgjigj ndaj kritikave: “Ka pasur shumë zhurmë nga jashtë, por ne ishim të kënaqur me atë që bënim. Nuk është gjithmonë e lehtë kundër skuadrave që mbyllen me 11 lojtarë.
Skuadra funksionoi shumë mirë në aspektin ofensiv. Lëvizja e topit, duelet një kundër një dhe koordinimi mes lojtarëve ishte perfekt. Do të kemi ndeshje të tjera të vështira deri në Botëror, por kjo fitore ishte pikënisje e shkëlqyer. Niveli ka qenë shumë i lartë”.
The post Kane, pasi shkatërruan 5-0 Serbinë: Na presin ndeshje të tjera të vështira deri në Botëror appeared first on Telesport.