Kane, pas dopietës me Anglinë: Po, është momenti më i mirë i karrierës sime

Me dopietën ndaj Letonisë, Harry Kane arriti në 110 ndeshje dhe 76 gola me fanellën e Anglisë, duke vulosur zyrtarisht kualifikimin e “Tre Luanëve” në Botërorin 2026. Një fillim sezoni i jashtëzakonshëm për kapitenin anglez, që po shkëlqen edhe te Bayern Munich.

Pas fitores 5-0, Kane u shpreh: “Kualifikimi dy ndeshje para fundit është arritje e madhe. Nuk kemi pësuar asnjë gol dhe po luajmë futboll të shkëlqyer. Ka konkurrencë për çdo pozicion, kjo është thelbësore. Edhe ata që mungojnë tani do të na duhen”.

Lidhur me formën e tij: “Po, mendoj se është momenti më i mirë i karrierës sime. E tregojnë shifrat, por edhe mënyra si ndjehem në fushë. I shoh lëvizjet dhe pasimet më qartë, fizikisht jam në gjendje të shkëlqyer. Shpresoj që kjo formë të zgjasë sa më shumë”.

The post Kane, pas dopietës me Anglinë: Po, është momenti më i mirë i karrierës sime appeared first on Telesport.