Franca do të përballet me Spanjën në gjysmëfinalen e këtij Botërori dhe sfida ka filluar të nxehet që tani, pa zbritur ende në fushë. Në lojë janë përfshirë edhe përfaqësues të politikes së të dy vendeve, duke i hedhur “benzinë zjarrit” me deklaratat e tyre.
Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, në një reagim të bërë ditën e sotme, i quajti “absolutisht të papranueshme” deklaratat e bëra nga ish-kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, i cili pretendoi se ekipi kombëtar francez i futbollit ka “një nivel shumë të lartë, por pa lojtarë francezë”, në një artikull të botuar nga El Debate pas fitores së fundit të “La Roja” 2-1 ndaj Belgjikës.
“Nëse kjo deklaratë është e vërtetë, është absolutisht e papranueshme. Nuk pasqyron aspak Francën. Unë besoj se kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë për të jetuar së bashku në kohezion. Franca është një Republikë ku të gjithë kanë vendin e tyre, pavarësisht origjinës, bindjeve apo fesë së tyre, për sa kohë që respektojnë rregullat e përbashkëta të Republikës.
Franca nuk është një komb etnik. Nuk ka ngjyrë lëkure apo fe. Është një komb politik i bashkuar rreth motos së Republikës”, tha Nunez.
The post “Kanë një nivel të lartë, por pa lojtarë francezë”, Francë-Spanjë ndizet para kohe appeared first on Telesport.







