Me edhe 9 javë të mbetura në Bundesliga, Harry Kane ka mundësinë të thyejë rekordin e golave në një sezon të vetëm kampionati. Robert Lewandowski, mbajtësi aktual i rekordit, e sheh situatën me qetësi dhe e vlerëson rivalin. “Harry shënon gjithmonë kaq shumë, luan vërtet mirë dhe bën një punë të jashtëzakonshme, – tha sulmuesi i Barcelonës për “Sky Sports”. – E kuptova se e kisha arritur atë rekord në 29 ndeshje. Sikur t’i kisha luajtur të gjitha ndeshjet, 34, mendoj se mund të kisha shënuar edhe më shumë”.
Në sezonin 2020/21, polaku shënoi 41 gola, edhe pse mungoi nga java e 27-të deri në të 30-tën për shkak të një dëmtimi në ligament. Kane i ka luajtur të gjitha ndeshjet deri tani, duke shënuar 30 gola në 24 paraqitje, kundrejt 31 të Lewandowskit në të njëjtën periudhë.
“Një sulmues i mirë nuk mësohet në shkollë futbolli, duhet të mendosh ndryshe. Lojtarët e rinj shpesh formatohen si në fabrikë. Unë kam nevojë për liri në fushë që të shprehem maksimalisht”, – shtoi ai. Që nga viti 2022 te Barcelona, Lewandowski ka 102 gola në 160 ndeshje. Gjithsej ka 312 gola në 384 ndeshje në Bundesliga.
The post Kane në gjurmët e rekordit të tij, flet Lewandowski: Sikur t’i kisha luajtur të gjitha, 34 ndeshjet… appeared first on Telesport.









