Disa kanë mbetur pa fjalë nga 57 pikët e Bayern Munich në 22 ndeshje, si dhe nga epërsia e tyre e vazhdueshme në Bundesliga, 6 pikë ndaj Borussia Dortmund në garën për titull.
Në fitoren e fundit në kampionat, ai që shkëlqeu ishte sulmuesi Harry Kane, që arriti gjithashtu rekordin e 500 golave në karrierë në moshën 32 vjeç në 743 ndeshje, të realizuara kryesisht me Tottenham dhe Bayern Mynich.
Megjithatë, trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, tha se kaq nuk mjafton për trofe, duke zhvendosur vëmendjen te ekipi dhe jo tek individi: “Mendoj se kampionati është më i rëndësishëm për Harry Kane sesa rekordi i golave”.
“Siç e kam thënë edhe më parë, unë jam një ish-mbrojtës. Nuk më intereson nëse ai do ta thyejë rekordin e Lewandowski apo jo. Unë thjesht dua që ne të jemi kampionë“, deklaroi Kompany.
“Ai thjesht duhet të vazhdojë të punojë për ekipin. Kjo është ajo që bën ai si kapiten i ekipit kombëtar të Anglisë. Nuk duhet të harrojmë se ai nuk i bën të gjitha këto kot. Ai është Harry Kane, ai shënon gola dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë“, tha Kompany.
The post “Kane? Ky aspekt nuk më intereson”, Kompany: Dua vetëm një gjë appeared first on Telesport.










