”Kanë gjetë këtu sallamadi sistem”, Kajtazi trondit për Specialen: 12 ditë s’i shkoi mjeku njërit prej krerëve të UÇK-së në Hagë

Opinionisti, Vehbi Kajtazi, ka reaguar ndaj trajtimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Kajtazi tha në Rubikon madje se për 12 ditë radhazi njëri prej tyre në paraburgim, nuk ka pasur asnjë qasje në kujdes mjekësor, duke e cilësuar këtë si një mungesë të theksuar të standardeve humane dhe të drejtave themelore të njeriut, transmeton klankosova.tv.

”Në Shqipëri kanë fillu me quajt Republika e SPAK-ut, në Kosovë ekziston Republika e Gjykatës Speciale”.

“Po përveç kësaj ata kanë gjetë këtu sallamadi sistem”, tha Kajtazi, duke e përdorur këtë shprehje për të përshkruar kaosin dhe mosfunksionimin brenda sistemit të drejtësisë që po përballet me këto raste.

Ai theksoi se trajtimi i tillë jo vetëm që shkel standardet ndërkombëtare të drejtësisë, por gjithashtu cenon dinjitetin e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim.