Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Champions League kundër Arsenal. Një përballje mes dy ekipesh favorite për të fituar si në kampionatet përkatëse ashtu dhe në Europë.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne. Nëse Arsenal është kryeson në Champions dhe Premier Ligë, ka një arsye: ata janë një ekip shumë i fortë. Do të duhet të jemi të përqendruar në çdo zonë të fushës dhe ta bëjmë të vështirë për ta që ta rimarrin topin”, tha Kane.
“Duhet të shfrytëzojmë pikat tona të forta, duke filluar me presionin. Dy nga ekipet më të mira në botë do të jenë në fushë. Kur isha te Spurs, shënimi i golave ndaj Arsenal ishte gjithmonë një moment i shkëlqyer. Por tani nuk bëhet më fjalë për mua kundër Arsenal, por për Bayern kundër Arsenal”, shtoi sulmuesi i bavarezëve.
Më tej, duke folur për veten, Kane tha: “Jam në formë të mirë: dua vetëm të ndihmoj ekipin dhe të shënoj gola. Arsenal ka shumë lojtarë të fortë dhe e dinë mënyrën tonë të presionit dhe fitimit të topit. Do të jetë një betejë dhe gjithçka do të vendoset nga kush mund të luajë më mirë në hapësira të ngushta”.
The post Kane dhe Bayern synojnë të ndalin Arsenal në Champions: Një derbi për mua, luajnë dy nga ekipet më të mira në botë appeared first on Telesport.











