Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një dalje për mediat pas përfundimit të Kryesisë së PS ka folur për një president të përbashkët Kosovë-Shqipëri.
Për këtë, ai tha se kandidatura e Hashim Thaçit do ishte më e mira dhe do votohej nga të gjithë, por sipas tij ky i fundit për momentin nuk është i pranishëm sepse ndaj tij po zhvillohet një proces.
“Ne do kishim bërë Hashim Thaçin president, do ishte i shkëlqyer, do e kishim votuar me bindje dhe kënaqësinë me të madhe, por për momentin nuk është i pranishëm sepse ndaj tij po zhvillohet një proces që mos më bëni ta them ça procesi është”, tha Rama./Fokusi.info/