Tefik Tarashaj, afaristi i njohur prizrenas dhe kandidat për asamblist nga PDK-ja, ka dhuruar 5 karroca dhe pajisje të tjera ndihmëse për Shoqatën Hendikos në Prizren.
Ky kontribut i erdhi në ndihmë të menjëhershme personave me aftësi të kufizuara që janë pjesë e shoqatës.
Nga Hendikos shprehën mirënjohje për këtë gjest human, duke e cilësuar si një ndihmë të domosdoshme dhe një shembull të solidaritetit të vërtetë.
Veprimi i Tarashajt dëshmon angazhimin e tij për kauza humane dhe për të qenë pranë qytetarëve në nevojë.