Kandidati i pavarur, Jeton Salihu planifikon rrënimin e ish objektit të gjykatës

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Jeton Salihu në programin e tij ka planifikuar rrënimin e ish-objektit të gjykatës dhe në vend të tij, ka paraparë ndërtimin e postës së re, shkruan Fokusi.info.

Salihu në debat me kandidatët e subjekteve tjera politike në kanal 10 kishte deklaruar se objektin e ish gjykatës e konsideron të shkatërruar, pasi është dëmtuar me makineri nga pushteti aktual përmes një vendimi për rrënim. Sipas tij, ky objekt në këtë gjendje paraqet rrezik për jetën e qytetarëve.

Ai po ashtu, ka planifikuar që ta rrënojë objektin e postës dhe në vend të tij, ai ka planifikuar ndërtimin e sheshit të gjelbër që do të emërohej “Richard Holbrooke”.

Postimi i plotë i Salihut: