Kancelari i Gjermanisë javën e ardhshme në SHBA, çështjet “e nxehta” që do diskutojë me Trump

Ambasada e Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se kancelari gjerman, Friedrich Merz, do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në javën e ardhshme.

Sipas saj, më datë 5 qershor do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo do të jetë vizita e parë e Merz në SHBA që nga marrja e postit të kancelarit të Gjermanisë.

“Temat kryesore do të përfshijnë marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështje ndërkombëtare, të tilla si lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës, situata në Lindjen e Mesme dhe politika tregtare”, thekson  ambasada.