Florian Wirtz, blerja më e shtrenjtë në historinë e Liverpool-it, është kritikuar nga Emmanuel Petit, kampion bote me Francën, i cili beson se “edhe vetë lojtari do ta pranonte se nuk vlen 116 milionë paund”, pas fillimit të vështirë në “Anfield”. Mesfushori 22-vjeçar gjerman ende nuk ka shënuar apo asistuar në Premier League, së fundi ka mbetur në stol kundër Chelsea dhe Evertonit.
Petit tha për “Boyle Sports”: “Premier League është një sfidë krejt tjetër nga Bundesliga. Wirtz po përballet me një kulturë dhe ambient të ri nën shumë presion. Sinqerisht, nuk besoj se e vlen atë shumë, megjithë respektin që kam për të si lojtar”.
Sipas raporteve, Xabi Alonso dëshiron që Real Madridi ta ndjekë Wirtz për ndonjë huazim të mundshëm në janar. Pavarësisht momenteve pozitive, gjermani po përballet me presionin në rritje për të justifikuar çmimin e tij dhe përshtatur me ritmin fizik të Premier League.
The post Kampioni i botës kritikon Wirtz: Edhe vetë e pranon, nuk i meriton 116 milionë paundët e transferimit appeared first on Telesport.








