Kampioni i botës: Coman në Arabinë Saudite? Për mua është një lloj ‘pensioni’ sportiv

Kingsley Coman është transferuar së fundi tek Al-Nassr në Arabinë Saudite, një zgjedhje që ka shkaktuar debate dhe kritika të shumta. Ndër zërat kundërshtues është edhe Bixente Lizarazu, kampion bote me Francën në vitin 1998, i cili nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij:

“Për mua është një lloj ‘pensioni’ sportiv. Është e vërtetë që Kanté shkoi atje dhe më pas u rikthye në kombëtare, por këtu po flasim për një lojtar të ri që vendos të shkojë në një vend pa shumë stimuj futbollistikë. Personalisht do të kisha preferuar ta shihja Coman në një kampionat të madh europian, për shembull në Premier League”.

Ky koment pasqyron shqetësimin e ish-mbrojtësit francez se largimi në Arabinë Saudite, në kulmin e karrierës, mund ta ngadalësojë progresin sportiv të Coman dhe të zvogëlojë rolin e tij në futbollin elitar europian.

The post Kampioni i botës: Coman në Arabinë Saudite? Për mua është një lloj ‘pensioni’ sportiv appeared first on Telesport.