Kamioni ndoti asfaltin, kompania gjobitet me 1000 euro

Policia në Prizren ka gjobitur një kompani ndërtimore me vlerë 1000 euro, pasi kamioni i kompanisë ka ndotur ambientin në qytet.

Në njoftim thuhet se pas ankesave të qytetarëve, të cilët kanë informuar Policinë se në rrugën “Besim Shala”, Prizren, kamionët e angazhuar në punime ndërtimore kanë ndotur seriozisht asfaltin, është ndërhyrë nga patrulla policore e Stacionit Policor Prizren.

“Policia rikujton qytetarët dhe punonjësit e kompanive ndërtimore se gjatë kryerjes së punimeve duhet të kenë kujdes për mos ndotjen e ambientit dhe, në rast se ndotja ndodh, të marrin masa për pastrimin e tij”, thuhet në njoftim.