Një aksident trafiku ka ndodhur sot në afërsi të Obiliqit, ku një kamion përzierës betoni është rrotulluar anash rrugës, shkruan Demokracia.com.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me rastin dhe po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore. Nga pamjet e siguruara shihet se aksidenti ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa në zonë janë krijuar kolona trafiku.
Ende nuk dihen rrethanat se si ka ardhur deri te aksidenti, si dhe nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar. Policia pritet të jap më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve në vendngjarje. /Demokracia.com/













