Pupëza, është njëra nga shpendët më të rrallë që shihet ndonjëherë.
Nga një video që është bërë në Komunën e Kamenicës shihen pamje të bukura nga natyra me lëvizjet e ndryshme të shpendit në fjalë.
Xhirimin e ka bërë fotografi i njohur, Arian Mavriqi.
“Sot bashkë me shokun Besnik Jakupin kemi për të kërkuar Pupëzën (Upupa epops, emri shkencor). Falë Zotit, ajo u kthye nga shtegëtimi dhe ne arritëm të bëjmë xhirim dhe disa fotografi dhe për këtë falenderoj All-ahun, sepse nuk kam pritë kurrë të xhiroj ndonjëherë aq afër “, ka thënë Mavriqi.
Vlen të përmendim faktin se shpendi është përmendur edhe në Kur’an, librin e shenjtë të besimtarve myslimanë.
Linkun ne youtube e gjeni poshtë. / Indeksonline /