Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka avokuar për pozitën diskriminuese të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, te deputeti i Budestagut, Adis Ahmetoviq, transmeton KosovaPost.
“Me deputetin e Bundestagut, Adis Ahmetoviq, biseduam për domosdoshmërinë e sensibilizimit të Parlamentit të Gjermanisë dhe institucioneve tjera në Këshill të Evropës e Parlamentit Evropian me pozitën diskriminuese të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar ai në Facebook.
Kamberi ka thënë se Ahmetoviq ka premtuar angazhim të drejtpërdrejtë në këtë çështje.
“Standardet e dyfishta të trajtimit të pakicave nuk janë rrugë për paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, vazhdon postimi.
The post Kamberi takon deputetin gjerman, kërkon sensibilizim për Luginën appeared first on Kosovapost.net.