Kryetari i Bujanocit dhe i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dhe ish-kryetar i Preshevës Ragmi Mustafa, kanë vizituar Uashingtonin.
Në një bisedë të përbashkët në Zërin e Amerikës ata diskutuan për sfidat politike dhe praktike me të cilat përballet Lugina.
Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës thonë se me mohimin që u bën Serbia të drejtave të shqiptarëve, e vetmja alternativë për qytetarët e Luginës, mbetet bashkimi me Kosovën.