Përveç ndjekjes së emrave të mëdhenj, Barcelona nuk heq dorë edhe nga strategjia e transferimit të talenteve të reja. Një nga emrat e rinj që po ndiqet më shumë interes nga Barcelona është edhe Daniel Banjaqui, 17-vjeçari i cili luan si mbrojtës i djathtë te Benfica.
Duke ditur se kontrata e yllit të ri portugez skadon në vitin 2027 me Benfic-an dhe deri tani nuk ka pranuar rinovimin, trajneri Jose Mourinho po bën gjithçka ç’është e mundur për të bindur lojtarin për të rinovuar, sipas “A Bola”.
“Kam shumë besim tek ai sepse është një nga ata lojtarë të rinj të Benfica-s që kanë vërtet atë që duhet,” pohoi “The Special One”. gjatë javës për mbrojtësin e ri portugez. Duke mos qëndruar vetëm te fjalët e bukura, Mourinho tregoi besimin që ka ndaj këtij talenti të ri, duke e vendosur titullar në ndeshjen e fundit të Benfica në fundjavën që sapo kaloi, në fitoren 4-0 ndaj Estrela, ku 17-vjeçari bëri një paraqtije fantastike dhe ishte një nga lojtarët më të vlerësuar në fushë.
Pra, ideja e Mourinho-s është që duke i dhënë besim dhe mbështetje të plotë Daniel Banjaqui, ai dot ë rinovojë me Benfica-n dhe nuk do të largohet drejt Barcelonës.
The post “Kam shumë besim tek ai”, Mourinho po bën gjithçka për të ndaluar transferimin e yllit të ri te Barcelona appeared first on Telesport.










