Pas “Derby d’Italia”, Pierre Kalulu vendosi ta fikte telefonin. “Nuk doja ta ushqeja frustrimin”, – shpjegoi mbrojtësi i Juventusit në një intervistë për “L’Equipe”. Duke u rikthyer tek episodi me Bastonin, ai tha: “Shumë njerëz folën, por në fund pezullimi mbeti dhe është më mirë ta lëmë gjithçka pas”.
Shumëkush mendoi se polemikat e ndeshjes së mëparshme, me arbitrimin e La Penna dhe simulimin e Bastonit, ndikuan në humbjen 5-2 ndaj Galatasaray në Stamboll, por Kalulu nuk është dakord: “Nuk besoj se ndodhi kështu, do të dukej sikur po kërkonim justifikime. Thjesht e luajtëm keq ndeshjen”.
Gjatë intervistës foli edhe për kombëtaren, ku mungon që nga qershori: “Është maksimumi për çdo lojtar, një ëndërr fëmijërie. Ndihem gati për Botërorin”. Për kritikat, në rrjete sociale apo jashtë tyre, shtoi: “Kam qenë edhe unë tifoz, e di si funksionon. Nuk duhen marrë personale. Nëse nuk dua t’i lexoj, mjafton të mos hyj në rrjetet sociale”.
The post Kalulu: Pas asaj që ndodhi ndaj Interit e fika celularin. Shumë folën, por pezullimi mbeti appeared first on Telesport.










