Kallëzimi penal i LDK’së – Disa ministra të Kurtit delegojnë kompetencat në një nivel më të ulët

Kallëzimi penal në Prokurorinë Speciale nga Lidhja Demokratike e Kosovës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve për kryeministrin në detyrë Albin Kurtin dhe ministrat e tij , ka bërë që disa ministra në detyrë t`i delegojnë të gjitha kompetencat aktuale që kanë në një rang me të ulët, raporton Periskopi.

Burime të Periskopit kanë thënë se disa ministra tashmë të Kurtit i kanë dorëzuar kompetencat në nivel të zëvendësminsitrave.

Njëra nga to është edhe Donika Gërvalla, ministre në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

“Të gjitha kompetencat Donika Gërvalla i ka bartur te zëvendës ministri Kreshnik Ahmeti. Ky veprim ka ardhur pas kallëzimit penale të LDK në Prokuroroinë Speciale”, ka thënë një burim në Qeverinë e Kosovës.

Pak a shumë kështu kanë vepruar edhe disa ministra të tjerë.

Po pavarësisht kallëzimit penal, Kurti por ministrat e tij kanë vazhduar t`i shfrytëzojnë të gjitha benifitet dhe privilegjet që kanë pasur, si për shembull, veturat zyrtare, zyrat por edhe disa vendime.

Njëri nga to ka qenë nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e stadiumit të Gjilanit në vlerë prej 12 milionë e 783 mijë euro.

Po ashtu një ministër tjeër siç është Hajrullah Çeku ka marrë një vendim duke qenë në detyrë apo i dorëhehqur, për emërimin e Këshillit Drejtues të teatrit Kombëtar të Kosovës.

Vendime e emërime ka pasur edhe nga vetë Qeveria por edhe nga dikasteret tjera ministrotre.

Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzoi para disa ditësh kallëzim penal ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti dhe ish- ministrave, të rizgjedhur deputetë, e që sipas LDK-së, për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve.

Kallëzimin penal në Prokurorinë Special e kishin dorëzuar deputetet e LDK-së, Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica- Xhelili.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, pas kallëzimit penal tha se në emër të deputetëve të partisë së saj, dorëzuan 17 kallëzime penale në Prokurorinë Speciale ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti dhe të gjithë ish-ministrave të Qeverisë së kaluar të cilët janë zgjedhur deputetë, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, në kundërshtim me Ligjin për Qeverinë.

“Kemi dorëzuar 17 kallëzime penale kundër ish-kryeministrit Albin Kurti dhe ish-minitrave të kabinetit të tij, duke përfshirë këtu edhe një ish-zëvendësministre. Të gjithë këta të zgjedhur deputetë dhe të certifikuar sipas rezultatit zgjedhor nga KQZ me datën 27 mars. Ne besojmë se nga data 27 mars këta janë në kundërshtim me nenin 26 të Ligjit për Qeverinë, ligj ky i hartuar dhe i miratuar nga votat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në mandatin e kaluar”, tha Bajrami pas kallëzimit penale.

Ajo tha se duke qenë se prej datës së certifikimit deri më sot “vazhdojnë të qëndrojnë në zyrat e ministrive, duke shfrytëzuar resurset, duke marrë vendime të cilat kanë pasoja financiare dhe pasoja të tjera dhe duke shfrytëzuar resurset e institucioneve të Kosovës, këta deputetë kanë konsumuar vepër penale”.

“Grupi i juristëve të LDK-së ka kërkuar qasje në dokumente prej disa ministrave kemi marrë, dis të tjerë nuk na kanë dhënë qasje, por prej atyre informatave që kemi pasë i jemi drejtuar Prokurorisë Speciale, tani është në dorën e saj që të kërkojë qasje në vendime të tjera”.

Bajrami tha se Kurti e ish-ministrat “kanë thënë se kanë dhënë dorëheqje dhe vazhdojnë të qëndrojnë në zyre”./PERISKOPI/