Kallas javën e ardhshme në Kosovë, Osmani s’e pret – ka vizitë jashtë shtetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas në kuadër të Samitit të Komitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani bëri të ditur se këtë takim e realizuan në Tiranë, për shkak se gjatë javës së ardhshme kur Kallas do të vizitojë Kosovën, e para e vendit do të jetë në një vizitë shtetërore të paracaktuar jashtë vendit, transmeton Klankosova.tv.

“Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, një mbështetëse e kahmotshme për një Evropë të sigurt e të bashkuar. Duke qenë se gjatë vizitës së saj javën e ardhshme në Kosovë do të jem në një vizitë shtetërore të paracaktuar jashtë vendit, takimin e realizuam në Tiranë”, ka shkruar Osmani në Facebook”, ka shkruar Osmani.

“Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Është koha që BE t’i përgjigjet këtij momenti me guxim, qartësi dhe vendosmëri, tipare këto që e karakterizojnë lidershipin e Përfaqësueses së Lartë Kallas”.