“Kalimi te Barcelona vendimi më i mirë që mund të merrja, gati të nis që sot stërvitjen”

Joan Garcia ishte një nga emrat që shkaktoi më shumë diskutime këtë qershor. Ai me siguri ndau edhe më shumë një qytet tashmë të ndarë në sport si Barcelona. Portieri u rrit tek Espanyol, por këtë verë vendosi të transferohej te rivalët e Barcelonës për 25 milionë euro.

Pa dyshim, shuma e konsiderueshme nuk i qetësoi aspak shpirtrat e tifozëve të tërbuar bardheblu. Megjithatë, nga ana e Barçës, pati diskutime rreth rolit që ai mund të mbulojë për sa i përket rëndësisë, duke pasur parasysh se Szczesny është tashmë në skuadër dhe se Tre Stegen nuk është ende i sigurt për largimin.

Sidoqoftë, Garcia duket se është i vendosur të fillojë me këmbën e djathtë nën drejtimin e Hansi Flick për të luajtur plotësisht kartat e tij dhe për të filluar aventurën e re në mënyrën më të mirë të mundshme.

Isha absolutisht i bindur se ky ishte vendimi që duhej të merrja dhe jam shumë i lumtur që e mora edhe nëse nuk ishte i lehtë. Barcelona ka një nga projektet më të mira në botë, mezi pres të filloj. Mund të stërvitem që nesër nëse do të varej nga unë“, tha portiere 25-vjeçar.

The post “Kalimi te Barcelona vendimi më i mirë që mund të merrja, gati të nis që sot stërvitjen” appeared first on Telesport.