Kaliforni, aeroplani bie në oqean, shpëtohen dy të rinjtë që kishin qenë në të (video)

Dy të rinj në Kaliforni janë shëndosh e mirë një ditë pasi aeroplani i tyre përfundoi në oqean.

Dy të rinjtë kishin dalë për të soditur pamjet nga ajri kur motori i vetëm aeroplanit të vogël ndaloi. Piloti 34 vjeçar ulet me kujdes në sipërfaqen e qetë të oqeanit pranë zonës që njihet si “Half Moon Bay”.

Fatmirësisht, një miku i tij po i shoqëronte me një avion tjetër, duke filmuar aeroplanin që sapo kishte blerë ai. Miku i tij lajmëron rojën bregdetate e cila u vjen menjëherë në ndihmë dy të rinjëve.

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/412991832672091/