Kakhaber Kaladze thotë se Milani nuk është më ai i kohës së tij. Ish-mbrojtësi kuqezi nënvizoi për “Gazzetta dello Sport”: “Nuk është më Silvio Berlusconi. Më gjerë, ka ndryshuar gjithçka në futbollin italian. Kur mbërrita unë, Serie A ishte kampionati më i mirë i Europës, me top-lojtarë jo vetëm te Milani, Interi apo Juve, por edhe te Parma, Fiorentina, Lazio e Roma. Sot ka shumë më pak cilësi teknike”.
Për lojtarët aktualë kuqezinj, Kaladze komentoi: “Pulisic ka nuhatje për golin. Modric po qëndron më majë pavarësisht moshës, që i afrohet më shumë times se me shumë kundërshtarë (qesh). Maignan është një nga portierët më të fortë në botë”.
Për Rafael Leao: “Në Itali kritikohet shumë, por është i jashtëzakonshëm fizikisht dhe teknikisht. E konsideroj thelbësor për një Milan që dëshiron të fitojë”. Një lojtar që i ngjan është Pavlovic: “Është i majtë dhe e përdor trupin si unë. Akoma është i ri dhe duhet të përmirësohet, por është në rrugën e duhur”.
The post Kaladze: Serie A ka shumë më pak cilësi teknike, Leao thelbësor për Milanin appeared first on Telesport.










