Kaladze rrëfen “ferr-parajsën” e jetës: Vëllain ma morën peng dhe vranë, djali im mban emrin e tij. Milani më dha forcë

Kakhaber Kaladze, ish-kampion i Europës me Milanin e Ancelottit dhe aktualisht kryetar i Tbilisit, kryeqytetit të Gjeorgjisë, ku kandidon për mandatin e tretë në zgjedhjet e tetorit, është edhe baba i një futbollisti, që i ngjan shumë dhe mban emrin Levan. Ai ka trashëguar emrin e vëllait të babait, që u rrëmbye në vitin 2002 dhe u gjet i vrarë disa vite më vonë.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Kaladze tregon me emocion jetën e tij mes suksesesh dhe tragjedish. Ai është krenar për djalin, i cili debutoi si profesionist në moshën 16-vjeçare, në fund të korrikut: “Jam krenar dhe i lumtur sepse ai e do shumë futbollin dhe e kishte pritur këtë moment. Do të shohim çfarë do t’i rezervojë e ardhmja, por ka dëshirën të bëhet futbollist. I kam thënë se duhet të punojë shumë për t’ia arritur”.

levan kaladze

Për emrin e rëndë që mban, Kaladze thotë se nuk di nëse do ta ndihmojë apo pengojë, por është i sigurt se djali ka mbështetjen e një babai që ka jetuar vite në botën e futbollit, madje në të njëjtin pozicion: mesfushor qendre dhe mbrojtës i majtë: “I jap disa këshilla kur mundem”.

Ai e përshkruan djalin si shumë të ngjashëm me të fizikisht, 1.90 metra në moshën 16-vjeçare, teknikisht i mirë me këmbën e majtë, por duhet të rritet dhe përmirësohet: “Shpresoj që të bëhet edhe më i fortë se unë. E di që nuk është e lehtë, por nëse punon me përkushtim dhe ka fat, mund t’i arrijë majat”.

Kaladze rrëfen edhe tragjedinë familjare: “Vëllai im u rrëmbye më 2001 dhe u gjet i vdekur më 2006. Ishte një ngjarje e tmerrshme, që shkaktoi dhimbje të mëdha për familjen. Më shkatërroi vitin e parë te Milani. Nuk arrij të gjej paqe për atë që i ndodhi”.

epa03031044 Georgian footballer Kakha Kaladze speaks during the presentation of the new opposition civil movement 'Georgian Dream' in Tbilisi, Georgia 11 December 2011. The movement is organized by Georgian billionaire and politician Bidzina Ivanishvili.  EPA/ZURAB KURTSIKIDZE

Po si arriti ta përballonte gjithçka: “Nuk di nga e mora forcën, por Milani dhe shokët e skuadrës më ndihmuan shumë. Kam karakter të fortë. E dija që nëse unë do të rrëzohesha, familja do ta pësonte më shumë. Kështu vazhdova përpara dhe e kaluam atë dramë. Djali im, që ka marrë emrin e vëllait, e mban kujtimin e tij gjallë”.

Megjithëse është kryetar i një qyteti me mbi një milionë banorë, ai gjen kohë të ndjekë karrierën e djalit të tij: “Administrimi është i vështirë, por si në futboll, ashtu edhe në politikë, nuk mund të bësh asgjë vetëm. Duhet një ekip i madh. Për këtë arsye do të kandidoj për mandatin e tretë në tetor dhe jam i bindur se do të fitojmë. Me partinë tonë ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ duam ta zhvillojmë kryeqytetin dhe vendin”.

Kaladze shpreh shqetësimin për luftën në Ukrainë: “Situata në rajonin tonë është shqetësuese, por më shumë më shqetëson ajo që po ndodh në botë, konfliktet e shumta që sjellin vdekje dhe shkatërrim. Ne si Gjeorgji jemi pjesë e Europës dhe po bëjmë gjithçka për ta ndalur luftën”.

I pyetur nëse ndihet më mirë si mbrojtës apo kryetar bashkie, ai qesh dhe thotë: “Të jesh kryetar është përgjegjësi e madhe, por kur arrij të bëj diçka të mirë për qytetin dhe banorët, ndjej një gëzim të madh, si kur fitoja me Milanin”.

Ai dhe shokët e Milanit vazhdojnë të jenë në kontakt përmes WhatsApp: “Ishim një grup i mrekullueshëm, kemi mbetur miq edhe pas shumë kohësh. Të luaja në atë Milan ishte krenari dhe kënaqësi e jashtëzakonshme për mua. Falë presidentit Berlusconi, Gallianit dhe Braidës, krijuam një familje ku ne duhej të merreshim vetëm me futbollin, ata kujdeseshin për gjithçka tjetër. Më ndihmuan edhe në ngjarjen e vëllait tim. Milani për mua do të jetë gjithmonë një shtëpi e dytë, jo vetëm një klub me histori të jashtëzakonshme”.

Për kujtimet nga vitet te Milani dhe Champions-i, ai thotë: “Fitorja e dytë na lejoi të hakmerreshim për humbjen në Stamboll ndaj Liverpool-it, por e para ishte diçka e jashtëzakonshme, sepse kishte shumë të rinj që për herë të parë përjetuan një emocion të tillë. Fitorja ndaj Juventusit në Manchester ishte unike dhe shumë merita i takojnë Ancelottit, një person special”.

Sot në pankinën e Milanit është Allegri: “Ai është fitues, Modric një yll i madh. I uroj Milanit të kthehet në Champions, shtëpinë e tij, dhe të fitojë përsëri. Edhe pse jam larg, gjithmonë do të jem milanist”.

overlay

The post Kaladze rrëfen “ferr-parajsën” e jetës: Vëllain ma morën peng dhe vranë, djali im mban emrin e tij. Milani më dha forcë appeared first on Telesport.