Gazetari dhe analisti, Vehbi Kajtazi ka analizuar qëndrimin e Vetëvendosjes kundër Listës Serbe se është organizatë terroriste.
Kajtazi në Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se Vetëvendosja është e njëjtjë me Listën Serbe, teksa ka përmendur sulmin me zollë ndaj Kuvendit të Kosovës para disa vjetësh.
“Nëse e lidhin Listën Serbe me veprimtari terroriste të terroistit Milan Radoiciq, atëhere kurgjë nuk dallon Vetëvendosja me Listën Serbe sepse ka qenë pjesë e një organizimi politik që ka kryer sulme terroriste në Republikën e Kosovës”, ka thënë Kajtazi.
“është e dokumentuar pjesëmarrja e njerëzve në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës. Aktgjykimi lirues ndodh edhe nëse e merr një provë në mënyrë të kundërligjshme por kjo nuk e tjeterson faktin e përfshirjes së një individi apo më shumë në një sulm që ka ndodhur ndaj Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai.










