Gazetari Vehbi Kajtazi vlerëson se për të kuptuar se çfarë do të thotë veprim politik në mbështetje të Hashim Thaçi, duhet marrë shembull qasja e Edi Rama në arenën ndërkombëtare.
Sipas tij, kryeministri shqiptar shfrytëzoi një ngjarje të madhe globale, takimin e Bordit të Paqes në Uashington, për të tërhequr vëmendjen ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së.
Ai në “VV Show” kritikoi mungesën e një qasjeje të ngjashme nga politikanët kosovarë.
“Për me konsideru se cka dmth një politikan me bo diçka për Hashim Thaçin duhet me marrë shembull edi Ramën. E shfrytëzoi ngjarjen më të madhe në botë të këto viteve të fundit, pra themelimin e Bordit të Paqes me krejt ato shtete kur shihej nga gjithë bota edhe nga ata që nuk janë pjesëmarrës. Dhe Edi Rama e shfrytëzoi këtë ngjarje, që dikush mundet me thanë e keqpërdori kohën e fjalimit, për tiu drejtu presidentit amerikan dhe gjithë sponsorizuesit të Gjykatës dhe hej ktheni sytë kqyrne çka është tu ndodh këtu.
Le të më thotë mu një politikan i Kosovës, një, i vetmi, që ka guximin veç me mendu një gjë të tillë, këta nuk kanë fol për këtë punë. Vjosa Osmani krejt karrierën e ka bo kundër Hashim Thaçit. Është ndërtu si profil politik kundër Hashim Thaçit. Sot që po i duhen votat e PDK-së, në rregull, shumë mirë ka bo që ka dalë në protestë. Por mos të harrojmë që po i duhen votat e PDK-së. Dhe po shpreson që Edi Rama ka ndikim tek PDK-ja për tia bërë votat. Unë po besoj që qekjo është fryma edhe logjika”.
Kajtazi po ashtu kritikoi qëndrimin e Lidhje Demokratike të Kosovës, duke thënë se propozimi për shtimin e fjalisë “zbardhjen e vrasjeve politike” në rezolutë nuk përputhet me vetë logjikën e aktakuzës në Hagë.
Ai shkon se LDK-ja bëri gabimin më të madh historik.
“Po me thanë sot Lumiri ose LDK-ja nuk e votum ne këtë rezolutë se dashtëm edhe një fjali “zbardhjen e vrasjeve politike”, ndërkohë nuk shkojnë njana me tjetrën bashkë sepse baza e aktakuzës është gjoja i kanë vra kundërshtarët politikë dhe ti po do me i fut të dyja në këtë thes. Jo jo, LDK i dha argumente trupit gjykues se po ata janë viktimë e këtyre njerëzve.
Dhe ky është gabimi më i madh që e ka ba kjo parti politike. Spo kthehna te e kaluara, sa here iu kanë dasht për zgjedhje, kanë fol kanë akuzu, qetash, është gabimi më i madh historik që ka bë LDK-ja duke provu me fut në rezolutë një përmbajtje të tillë dhe duke refuzu pjesëmarrjen në votim. Për me pa çka dmth burrështetas, çka dmth angazhim i plotë, le ta marrin shembull Edi Ramën. Mu po më shqetëson shumë përkrahja në fund e pushtetit e LVV për ata në Hagë, sepse edhe me u dënu ata, këta në fund shpërlahen e thonë “bomë sa mundëm””.









